Dhjetëra të vdekur në Kenia pas shirave të rrëmbyeshëm

Dhjetëra persona kanë vdekur në Kenian perëndimore pas shembjes së një dige. Numri i të vdekurve sipas autoriteteve mund të rritet.

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të cilat shkaktuan plasjen e një dige në Kenian perëndimore. Shumë shtëpi u përmbyten dhe një numër rrugësh u prenë, sipas raporteve të lajmeve.

Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër baltën e përhapur dhe neper mbeturina në kërkim të të mbijetuarve. Kenia është një nga disa vende të Afrikës Lindore që janë shkatërruar nga përmbytjet që nga marsi. Me viktimat e fundit, të paktën 100 njerëz tashmë dihet se janë vrarë nga përmbytja, e cila gjithashtu ka detyruar të zhvendosen të paktën 130,000 njerëz./rtklive

Read Previous

Qytetarët ndajnë opinionet e tyre për dërgesat e mërgatës në Kosovë

Read Next

Projektligji për Rininë, mbahet dëgjim publik