Dhjetë të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.

Në total numri i rasteve aktive është 9.764. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Read Previous

EULEX ofron 83 mijë euro shpërblim për personat që japin informacione lidhur me vrasjen e zyrtarit të tyre

Read Next

Në takimin e nesërm Vuçiq – Lajçak, bisedohet për dialogun Kosovë-Serbi