Dështon për herë të dytë votimi i marrëveshjes për hekurudhat

Sot Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e së premtes, ku hodhi në votim për herë të dytë Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Në sallë ishin 93 deputetë, ku me 71 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës nuk arrtit ta ratifikojë këtë marrëveshje.

Edhe në seancën e kaluar, Kuvendi dështoi që ta miratonte këtë projektligj, ngase edhe pse në sallë ishin 85 deputetë, vetëm 66 prej tyre morrën pjesë në votim.

Partitë opozitare nuk u bënë pjesë në votim dhe e kundërshtuan fuqishëm këtë projektligj./GazetaSinjali/

Read Previous

​Themelohet Forumi Ekonomik i Sharrit, edicioni i parë në nëntor 2021

Read Next

​UNICEF dhe USAID në Kosovë synojnë vaksinimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës