​UNICEF dhe USAID në Kosovë synojnë vaksinimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës

UNICEF dhe USAID në Kosovë kanë nënshkruar të hënën marrëveshje bashkëpunimi për një program në mbështetje të përpjekjeve për komunikim dhe informim në Kosovë për parandalimin dhe vaksinim kundër COVID-19.

Në këtë drejtim, UNICEF dhe USAID në Kosovë do të investojnë 1 milion dollarë.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin tha se janë mirënjohës për kohën dhe mbështetjen e ShBA-ve.

Drejtoreshë e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno tha se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID është qasja në informata të sakta dhe qasja në produktet e sigurisë dhe vaksinimi./KosovaPress

Read Previous

Dështon për herë të dytë votimi i marrëveshjes për hekurudhat

Read Next

Gjykata e Apelit, rrëzon katër nga pesë ankesat e individëve për të marrë statusin e viktimës