Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në të cilën pritej të shqyrtohet Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin për vitin 2023.

Të pranishëm në sallë ishin deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, Driton Hyseni, Jeta Statovci dhe deputeti nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Pal Lekaj. /KosovaPress/

Read Previous

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik

Read Next

Nënkoloneli gjerman: Në Kosovë dokumentuam varreza masive