Conte: Tottenhami, sfida më e madhe e karrierës sime

Antonio Conte foli për Tottenhamin e tij, sfidën e re, duke reflektuar se sa poshtë ka rënë skuadra londineze në vetëm dy vite, duke kaluar nga finalja e Champions-it në humbjen ndaj Mura në “Conference League”.

Ish-trajneri i Interit, i cili do të duhet të heqë dorë nga Romero për disa muaj, përsëriti konceptin kryesor, pas mbërritjes së
tij te “Spurs”: Të gjithë duhet të kuptojnë se ku janë dhe të japin gjithçka për t’u rikthyer në nivelin e kërkuar.


“Kjo është sfida e madhe për mua, më e madhja. Duhet të rikthehemi konkurrues, – tha italiani në një konferencë shtypi para Brentford. – Po flas për vështirësitë që po kalojmë. E dimë që për momentin niveli i ekipit është mesatar. Ne të gjithë e dimë.
Jo vetëm unë, por edhe lojtarët.

Sidoqoftë, kjo nuk mund të kthehet në alibi apo justifikim. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë për ta shtyrë veten të përmirësohemi dhe të shikojmë lart. Situata nuk është e lehtë, sepse ju e dini se ka të paktën katër klube më të forta se ne në
Premier League. Jam mësuar të luftoj për të fituar diçka, për të qenë konkurrues”.

Kur Conte fitoi kampionatin me Chelsean, “Spurs” përfunduan të dytët: “Ky klub, në vitet e fundit ka rrëshqitur. Nëse e krahasoj Tottenhamin me kohën kur isha te Chelsea, asokohe ishte shumë, shumë konkurrues”. /Telesport.al/

Read Previous

Barcelona kërkon transferimin e sulmuesit të Manchester City

Read Next

Real Madridi optimist për transferimin e Haaland