Çështja e dinarit, guvernatori Ismaili sot raporton në Komisionin për Buxhet

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili, do të raportojë sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ismaili do të njoftojë lidhur me MSA-në dhe rregulloret e BQK-së.

Përndryshe, Nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së, sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro.

Kjo ka ngjallur reagime të mëdha nga ndërkombëtarët, duke kundërshtuar këtë hap të marrë nga BQK-ja.

Pikërisht në lidhje me këtë i dërguar special i SHBA-së, Gabriel Escobar do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe krerët opozitarë. /KP/

Read Previous

Ky është mësuesi nga Gjakova që vrau Miladin Popoviçin para 79 viteve

Read Next

UNICEF: Të paktën 17 mijë fëmijë janë të ndarë nga familjet në Gaza