Certifikohen rezultatet, VV-ja merr 50.28%, PDK-ja 17%, kurse LDK-ja ka siguruar 12.73% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mëngjesin e së shtunës ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, fillimisht ka thënë se edhe përkundër sfidave kanë arritur që të përmbushin obligimet kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të kësaj legjislature që të punojnë për reformën zgjedhore, madje ajo ka ofruar ndihmë e institucionit që e drejton në këtë proces.

“…edhe pse puna është shoqëruar me sfida, kemi arritur të përmbushim obligimet ligjore. Reforma zgjedhore të mos mbetet në udhëkryq, jemi të gatshëm për kontribut”.

Certifikimi i rezultatit vjen pasi Gjykata Supreme ka mbyllur çështjen e ankesave, ku ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë.

Read Previous

​Heronjtë që po luftojnë prej një viti me pandeminë

Read Next

Kaq ulëse morën partitë në Kuvendin e Kosovës