Kaq ulëse morën partitë në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt, ku fituese e këtyre zgjedhjeve doli bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, me mbi 50 për qind të votave.

Vetëvendosje siguroi 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja siguroi 19 ulëse, LDK-ja siguroi 15 ulëse, AAK-ja siguroi 8 ulëse, ndërsa Lista Serbe 10 ulëse.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vetëvendosje doli me 50.28 për qind të votave, PDK-ja me 17 për qind, LDK-ja me  12.73 për qind, AAK-ja me 7.11 për qind dhe Lista Serbe me 7.11 për qind. /EkonomiaOnline/

Read Previous

Certifikohen rezultatet, VV-ja merr 50.28%, PDK-ja 17%, kurse LDK-ja ka siguruar 12.73% të votave

Read Next

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re