Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, fitues janë shpallur tre shkencëtarë
Organizatori i protestave kundër vendimit të Hagës, Çlirim Haziri pas votimit në parim të Projektligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë ende para Kuvendit.
Haziri tha se nuk do të mashtrohen për largimin nga protesta derisa të votohet ky projektligj edhe në lexim të dytë.
Ai bëri thirrje që protestuesit të qëndrojnë me dinjitet dhe të mos gjuajnë në drejtim të Policisë.
“Këtu nuk ka përfunduar asgjë , këtu sapo ka filluar. Do të presim këtu bashkë derisa të bëhet edhe leximi i dytë e të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Pra të mos mashtrohet askush se do të largohemi nga kë tu derisa të votohet ligji për UÇK-në . Do të qëndrojmë, qëndroni me dinjitet, mos gjuani në drejtim të Policisë ”, tha Haziri.
Sot në seancën e Kuvendit është votuar në lexim të parë me 91 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Projektligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Dhomat e Specializuara. /KosovaPress/