Gucati u bën thirrje deputetëve ta votojnë ndryshimin e Ligjit për Specialen
Qindra qytetarë janë mbledhur para hyrjeve kryesore të Kuvendit të Kosovës, në kohën kur pritet të nisë seanca plenare, ku në rend të ditës është miratimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, tha se nga objekti i Kuvendit nuk do të mund të dalë asnjë deputet pa e miratuar ndryshimet ligjore të Gjykatës Speciale.
Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara po kërkohet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
“Nuk mund të dalë nga Kuvendi asnjë deputet”, Haziri kërkon miratimin e ligjit për Specialen
“Sot do të qëndrojmë këtu të gjithë deri sa të votohet ai ligj. Nuk do të mund të dalë asnjë deputet i Kosovës nga ky Kuvend pa e votuar atë ligj. Populli që 20 ditë e 20 net është në sheshet e Kosovës dhe Evropës, në çdo qytet, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai. /KosovaPress/