Caktohet seanca e rradhës e Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 27 maj për të diskutuar për problemet në arsim, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Hamza tha se kanë deponuar iniciativë ligjore për ndryshime në TVSH.

“Sapo përfundoj mbledhja ku u vendos për seancën me radhës me datën 27 maj dhe një prej pikave është debati për arsim i ftuar nga PDK-ja”

“Ne duke e parë qe qeveria nuk e ka vëmendjen e duhur për përkrahjen e sektorit privat ne kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSH dhe me këtë ligj që t’i ofrohen lehtësi. E dimë që është reformë e madhe mirëpo kjo do të duhej të ndodhte më herët. Ka edhe plotë lehtësira të tjera duke përfshirë edhe ato legjislative dhe procedurat unë shpresoj që dhe partitë e tjera ta përkrahin këtë ligj dhe besoj që është prej reformave që duhet të ndodhë”, raporton EO.

“Kjo iniciativë është në procedurat e Kuvendit dhe besoj që shumë shpejtë do të trajtohet në një nga mbledhjet e Kryesisë.”

Hamza tha se asnjëherë s’ka qenë temë e diskutimit vaksinimi i deputetëve./eo/

Read Previous

Kurti të martën takon Haradinajn, të mërkurën Abdixhikun

Read Next

Kusari-Lila: Deputetët do të vaksinohen sipas moshës