Një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij në Gjakovë, me ndihmën e djalit të mitur.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babai dhe djali i tij i mitur) nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare bashkëshortes përkatësisht nënës së tij. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit. /KP/