Broja: Luajmë për 3 pikët ndaj Izraelit

Kur jemi 2 ditë përpara ndeshjes me Izraelin në Nations League, në konferencën për shtyp të ditës së sotme ishte i pranishëm Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtares ka theksuar se vetëm fitorja ka rëndësi, ndërsa për aktivizimin nga minuta e parë, 21-vjeçari theksoj se është trajneri ai që do të vendosë.

Më tej sulmuesi theksoi se përtej faktit që nuk ka pasur shumë minutazh te Chelsea, ndodhet në formë të mirë për të luajtur.

A je gati për të luajtur nga minuta e parë: “Këto dy ndeshje janë të rëndësishme, duhet fitore dhe tri pikë për të dyja. Trajneri e vendos kush luan, në stërvitje e ka parë. Vetëm fitorja në duhet ajo ka rëndësi.”

Te Chelsea je në luftë për formacion, po te Kombëtarja do luash nga minuta e parë? “Se di, zgjedhjen e bën trajneri, por në qoftë se më fut në lojë do jap maksimumin.”

Çfarë duhet për të mposhtur Izraelin? “E dimë që është ndeshje e vështirë, pasi në Tiranë na kanë mundur, por na duhet fitorja ishalla e arrijmë.”

A ndjen presion? “Për mua nuk ka shumë presion se kam luajtur që 3 vjeç, vetëm luaj për të fituar dhe ndihmuar ekipin.”

Mungesa e minutave në krahasim me sezonin e shkuar, a ndjehesh në formë? “Jo jam gjithmonë në formë, bëj stërvitje çdo ditë, është më e vështirë të luash te Chelsea se te Southampton, por jam mirë fizikisht dhe po vazhdoj me stërvitjen dhe vetëm fitoren kemi në mendje.” 

/f.a/abcnews.al

Read Previous

​Miratohet në parim Projektligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Read Next

KEDS: Konsumi i energjisë elektrike rritet 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar