Borrell: Ofensiva në Rafah do të shkaktojë më shumë viktima civile

Ofensiva ushtarake në Rafah e paralajmëruar nga Izraeli ka të ngjarë të vrasë më shumë civilë palestinezë dhe po kryhet pavarësisht paralajmërimeve të qarta kundër saj nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, thotë kryediplomati i unionit, Josep Borrell.

“Ofensiva e Rafahut ka filluar përsëri, pavarësisht nga të gjitha kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, SHBA-ve, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të gjithë i kërkojnë [kryeministrit izraelit] Netanyahu të mos sulmojë”, u tha gazetarëve Borrell.

“Kam frikë se kjo do të shkaktojë sërish shumë viktima, viktima civile. Çfarëdo që të thonë ata”, thotë ai, duke shtuar: “Nuk ka zona të sigurta në Gaza”./abcnews.al

Read Previous

​Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë për 30% më shumë të kyçur në institucione se vitet e kaluara

Read Next

​PSG-Dortmund, formacionet e mundshme