Blatter tregon kombëtaren që duhet të përjashtohet nga Kupa e Botës

Joseph Blatter, ish-presidenti i FIFA-s, nuk ka dyshime se nëse do të ishte ende në krye të organizatës, do të përjashtonte ekipin e Iranit nga Botërori 2022, për shkak të situatës së represionit në vend.

“Duhet ta përjashtojmë Iranin nga Kupa e Botës”, tha Blatter në një intervistë për të përditshmen gjermane Blick, duke e konsideruar të pakuptueshme faktin që presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk ka komentuar këtë çështje.

Irani ka qenë skena e protestave që nga vdekja më 16 shtator e Mahsa Amini, një kurde iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq tre ditë pas arrestimit të saj në kryeqytetin Teheran nga Policia, e cila e akuzoi atë për shkelje të ligjit islamik. Kodi i rreptë i veshjes i Republikës, i cili përfshin mbulesën për gratë.

/GazetaBlic Sport/

Read Previous

Katër raste të dhunës, ngacmimit e kanosjes ndaj grave, në raportin 24-orësh të policisë

Read Next

​Organi rregullator i BE-së po përgatit një padi kundër Facebook