Sipas statistikave të fundit të raportuara nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës situata me virusin Covid-19, ka filluar të zbehet në të gjithë vendin. Edhe në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë numri i të infektuarëve me këtë virus ka rënë dukshëm. Aktualisht në këtë institucion shëndetësor janë të hospitalizuar 35 pacientë, prej tyre pozitiv rezultojnë 20 pacientë. Sipas drejtorit Hilmi Shala tashmë spitali i është rikthyer normalitetit dhe repartet janë duke ofruar shërbimet në hapsirat e tyre.
Ndërsa sa i përket vaksinimit të pesonelit shëndetësor, Shala theksoi se më shumë se 80% prej tyre janë imunizuar, ndërsa pjesa tjetër pritet së shpejti.
Apeli i profesionistëve shëndetësor vazhdon të jetë për imunizimin e qytetarëve me vaksinën anti-covid dhe të bëhet kujdes që mos të ketë rritje të rasteve.