Ben-Meir pas zhvillimeve të fundit në Veri: SHBA dhe BE të fillojnë bisedimet me Kurtin e Vuçiç-in

Profesori amerikan dhe eksperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të nisin bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të përmirësuar situatën në Veri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Ben Meir ka thënë se për situatën në Veri duhet të gjendet një zgjidhje e përhershme.

“BE dhe SHBA duhet të mendojnë dhe të fillojnë bisedën me Kurtin dhe Vuçiçin për një zgjidhje të përhershme, e cila mund të kërkojë që pjesa veriore e Kosovës me shumicë serbe të ketë autonomi të plotë, por të mbetet pjesë integrale e territorit të Kosovës”, ka shkruar ai. /Albanianpost.com

Read Previous

Nënoficerët e FSK-së studiojnë së bashku me vëllezërit e motrat e tyre në Shqipëri

Read Next

Kryeministri Kurti e riemëron ​Arben Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë