Bëhet ekzekutimi i pagesave për mbi 2 mijë lehona

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pagesat për 2 mijë e 230 lehona përfituese që kanë aplikuar gjatë muajit tetor.

Murati ka njoftuar se nesër do të ekzekutohet pagesa e dytë edhe për lehonat që kanë aplikuar më herët, dhe tashmë janë në sistem.

Gjithsej, mbi 4,400 përfituese. Njëkohësisht, është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide”, ka shkruar Murati.

Ministri Murati ka theksuar se këtë muaj ka pasur fluks të madh aplikimesh dhe për këtë arsye u ka marrë më shumë kohë validimi e procesimi i pagesave që janë mbi 90 mijë pagesa të procesuara gjithsej, pa llogaritur masat tjera të pakos.

Andaj shpresojmë në mirëkuptim për këtë vonesë, të cilën shpresojmë ta evitojmë muajve në vijim”, tha Murati./GazetaSinjali/

Read Previous

Fushata “Dhuna nuk ka Justifikim ” është zhvilluar edhe në Gjakovë

Read Next

Presidentja Osmani i bën thirrje Amerikës për luftimin e ndikimit rus e kinez në Ballkan