Fushata “Dhuna nuk ka Justifikim ” është zhvilluar edhe në Gjakovë

Këto simbole që kanë edhe mesazhe kundër dhunës ndaj fëmijëve  janë vendosur në qendër të qytetit të Gjakovës nga organizatat Syri i Vizionit në pratneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të mirë-Zyra e Kryeministrit.

Fushata “Dhuna nuk ka justifikim” është zhvilluar edhe në 6 qendra të tjera në Kosovë. Përfaqësuesi i organzitës ”Syri i Vizionit”, Naser Lajçi tha se kjo fushatë synon promovim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës me theks të veçantë ndalimin e Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve në kuadër të fushtës #RriteMeDashni.

Tematik e fushatës ishte mbrojtja e fëmijëve dhe qeverisja më e mirë e të drejtave të fëmijëve. Nga organizatorët është bërë e ditur se viteve të fundit është rritur numri i raportimeve për dhunën ndaj fëmijëve në Kosovë.

Read Previous

Një listë me filma, doni s’doni do t’ju bëjnë për të qarë!

Read Next

Bëhet ekzekutimi i pagesave për mbi 2 mijë lehona