Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Egjiptit në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës Arabe të Egjiptit, Hassan Shawkay, në Shqipëri.

Gjatë takimit, Begaj siguroi Ambasadorin Shawkay për mbështetjen, ndërsa i uroi suksese në ushtrimin e detyrës.

Marrëdhëniet politike mes dy vendeve u konsideruan në nivel shumë të mirë, por u theksua se është i nevojshëm shtimi i kontakteve dhe vizitave të nivelit të lartë, si të rëndësishme për t’i dhënë një shtysë dhe dinamikë të re lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me fokus në ekonomi dhe investime.

Begaj u shpreh se ka mundësi të pashfrytëzuara për rritjen e bashkëpunimit në fushat e energjisë, transportit detar dhe ajror, bujqësisë dhe turizmit. /Albanianpost.com

Read Previous

Parashihet rritje e bitcoinit deri në 1 milion dollarë për njësi

Read Next

Ish-komandanti amerikan tregon si mposhtet avantazhi rus në Ukrainë