BE ka ulur dukshëm importin e energjisë

Bashkimi Evropian ka reduktuar importin e energjisë në çerekun e dytë të vitit për 40 përqind.

Kështu thonë të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave, duke reflektuar uljen e blerjeve nga Rusia, raporton Hina.

Vlera e importit të energjisë regjistroi rënie në periudhën midis prillit dhe qershorit, prej 39.4 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa volumi prej 11.3 përqind. Në tre muajt e parë të vitit, vlera ra për 26.5 përqind, kurse volumi për 6.1.

Furnizuesit kryesorë të vajit motorik dhe vajit për derivate në çerekun e dytë të vitit ishin Norvegjia dhe ShBA.

/klankosova/

Read Previous

Është gati Bio-Computeri i parë dhe bazohet në ADN njerëzore, mund të kryejë veprime dhe të zgjidhë ekuacione

Read Next

Chollet flet me Kurtin e Vuçiqin, këtij të fundit i kërkon de-eskalim në veri