Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog si dhe Shefin Administrativ të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Bursa.
Palët kanë diskutuar rreth zgjidhjes potenciale për adresimin e sfidave si dhe mundësive që shfaq sektori i energjisë.
“Tutje, në takim është diskutuar rreth hapave konkret dhe realist të zhvillimit të strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme për sektor të energjisë ku ambasadori Szunyog ka shprehur gatishmërinë e plotë të Zyrës së BE-së në Kosovë për të asistuar dhe mbështetur punën e ME-së drejt zhvillimit të këtij sektori”, thuhet në një komunikatë./GazetaSinjali