Drejtori i suspenduar i Sekretariatit të KPK-së, lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

Gjykata e Apelit e ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak, drejtorin tanimë të suspenduar të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.

Sipas vendimit të Apelit, Lavdim Krasniqit i është ndaluar t’i afrohet objektit të KPK-së dhe të dyshuarës tjetër në këtë rast, Marigona Berisha.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Të pandehurit, masa e arrestit shtëpiak, i është zëvendësuar më atë të ndalimit të afrimit të vendit ose personit të caktuar. Atij konkretisht i është ndaluar t’i afrohet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe bashkëpandehurës M.B”, tha Jashari ./GazetaSinjali

Read Previous

BE-ja e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në zhvillimin e sektorit të energjisë

Read Next

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dy vitet e ardhshme