Bayern Munich, Kompany: Muller dhe Neuer janë legjenda, kam ide të qarta për atë që dua

Rikthimi në krye të Bundesliga dhe objektivi për të diktuar në Evropë, duke e rikthyer Bayern Munich në lavditë që e kanë karakterizuar gjithmonë, është misioni ambicioz dhe jo pa vështirësi që i është caktuar Vincent Kompany, i cili nuk hezitoi kur u përball me stolin e klubit bavarez.

“Dua të shoh që mentaliteti është i pranishëm. Ju nuk mund të jeni 100% në formë, por mund të jepni 100% në fushë. Për pjesën tjetër, ka të bëjë me përshtatjen e të gjithë lojtarëve në 100% palestër“, tha trajneri Kompany. Në miqësoren ndaj Tottenham do të debutojë edhe Joao Palhinha, i ardhur vetëm pak ditë më parë.

Kompany nuk beson se mund të ketë ndonjë problem në punën me ikonat e klubit si kapiteni Manuel Neuer apo Thomas Müller: “Kam ide shumë të qarta për atë që dua të arrij. Është gjithashtu emocionuese për lojtarë si Manuel dhe Thomas. Është shumë më e lehtë të punosh me lojtarë si ata. Ata janë bërë legjenda sepse duan gjithmonë të përmirësohen”. /Telesport.al/

Read Previous

Rama: 4150 pasagjerë dhe 1350 autovetura mbërritën sot në portin e Durrësit

Read Next

Qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të jenë plotësisht funksionale brenda shtatorit