Pas Ligës së Kampionëve, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për Ligën e Evropës.
Dueli kryesor i fazës së “play-offit” do të jetë ai ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United
Gjiganti katalunas nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe zbriti në Ligën e Evropës, ku menjëherë do ta ketë një kundërshtar të vështirë.
Kështu, Cristiano Ronaldo, nëse qëndron në “Old Trafford”, në shkurt të vitit tjetër mund të përballet me rivalin më të madh të karrierës së tij, Barcelonën
Ndërkohë, Juventusi do të ketë punë me Nantes, ndërsa Roma do të luajë me Salzburgun.
Më poshtë mund t’i shihni çiftet pas shortit të hedhur sot. /Gazeta Express/