Gjakovë – Gjobitet një person pasi kishte lënë drurë në trotuar duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve

Stacioni Policor në Gjakovë, Ekipet Patrulluese në kuadër të këtij stacioni, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në mënyrë që të krijojë siguri në rrugë, kanë ndërmarrë veprime ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ndaj qytetarit i cili kishte bllokuar trotuarin dhe vendkalimin për këmbësorë.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për shkelje ligjore, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482

Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Read Previous

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022/2023: Data, stadiumi, detajet dhe historia e shkruar

Read Next

Barcelona – Man Utd, përballja e madhe e Ligës së Evropës