Barcelona interesohet për sulmuesin e Manchester City

Giganti spanjoll ka shprehur interesim për Raheem Sterling.

Sipas ‘Tot Costa’, Barcelona dëshiron transferimin e Sterling gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se gjiganti spanjoll dëshiron ta sjell në ekip yllin e Man City, ‘Blaugranët’ janë të gatshëm të ofrojnë edhe Antoine Griezmann si pjesë e marrëveshjes.

Girezmann duket se nuk është më i preferuar në “Camp Nou”, megjithatë ‘Citizens’ nuk janë të bindur nga ky shkëmbim pasi mendojnë se Sterling vlen më shumë se sa sulmuesi francez.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 49 paraqitje me fanellën e Kampionit të Anglisë në të gjitha garat, duke realizuar 14 gola dhe 12 asistime. /Lajmi.net/

Read Previous

PSG insiston për transferimin e Paul Pogba

Read Next

Ky është numri i fanellës që pritet ta mbajë Sancho te Manchester United