Banorët e lagjes Gjekaj në fshatin Cërmjan me kërkesë për një rrethrrotullim

Zgjerimi i rrugës nacionale, konkretisht segmenti Dollc-Gjakovë që ka filluar në Mars të vitit 2019 po del të jetë problem për banorët e lagjes Gjekaj në fshatin Cërmjan të Komunës së Gjakovës. Ata thonë se për shkak që qarkullimi i automjeteve është i madh në këtë rrugë, atëherë kjo paraqet rrezik për komunitetit, me theks të veqantë rrezikon jetën e fëmijëve të cilët cdo ditë janë të detyruar të kalojnë përmes kësaj rruge për të shkuar në shkollë. Andaj kërkesa e banorëve është që në afësri të kësaj lagje të  ndërtohet një rrethrrotullim, apo një nënkalim.

Jo vetëm me kaq Luani tha se nëse nuk është planifikuar të ndërtohet një nënkalim apo rrethrrotullim ata janë të detyruar që të bëjnë një rrugë më të gjatë për të kaluar në anën tjetër të fshatit. Sepse siq thotë ai në anën tjetër të kësaj rruge i kanë tokat bujqësore dhe nëse nuk realizohet projekti sipas kërkesave të tyre kjo do të iu pamundëson atyre të kenë qasje më të afërt për në tokat e tyre.

Lidhur me këtë projekt ne kemi dërguar email në departamentin për menaxhimin e rrugëve pranë ministrisë të infrastrukturës për të marrë një përgjigje se si qëndron e gjithë situata. Përmes e-mailit ne kemi pranuar këtë përgjigje nga drejtori i këtij dikasteri Malë Lokaj:

“Këtë kontratë e ka kompania “Via sh.p.k”- Eurokos Hollding. Ky segment i ka 5,18 km rrugë dy trakëshe në një drejtim dhe nga ura e Rakovinës ku gjendet rreth rrotullimi me hyrje dalje për te udhëkryqi për në Cërmjan ku edhe gjendet mbikalimi i cili është punuar nga firma projektuese e që është në realizim e sipër. Me kryerjen e këtij projekti do të rritet mjaftuesëem funksionaliteti në shërbim të sigurisë për pjesëmarrësit në këtë trafik. Kushdo mund të vizitoj punimet dhe të shohë në vend ngjarje zhvillimin e këtij projekti.”

Banorët e këtushëm mbesin me shpresën që Ministria e Infrastruktures të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe të realizoj punimet për ndërtimin e kësaj rruge në përputhje me standardin e projektit si dhe me nevojat e këtij komuniteti.

Read Previous

​SBAShK-u fillon përgatitjet për protestën e 4 dhjetorit

Read Next

BONEVET Gjakova organizon punëtori pa pagesë për nxënësit e shkollave fillore