Ekipi shqiptar i CS:GO, Bad News Eagles ka triumfuar në çerekfinale të Elisa Invitational Spring 2022 ndaj ekipit suedez, Finest.
bNE ka fituar ndaj Finest me rezultatin e përgjithshëm 2:1.
Në ballafaqimin e parë në “Vertigo”, Bad News Eagles ka pësuar disfatë nga Finest me rezultatin 13:16.
Megijhatë, bNE morën fitore në Mirage me rezultatin 16:11 dhe në Inferno me rezultatin 16:5.
Me këtë fitore ekipi shqiptar ka siguruar gjysmëfinalen e Elisa Invitational Spring 2022.
Fituesi i këtij kompeticioni do të marrë 25 mijë dollarë.
/GazetaBlicSport/