Arti Hajdari edhe zyrtarisht pjesë e KB Prishtina

Klubi basketbollistik Prishtina e ka transferuar kapitenin e Pejës, Arti Hajdarin.

“ARTistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

“Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend”.

“Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%)”.

Ai arriti këtë vit të shpallej kampion me Pejën pasi mundën Trepçën në finale.

Read Previous

Osmani për Reuters shprehet e hapur për zgjedhje të reja në veri

Read Next

Murati: Sanksionet duhet drejtuar kah Serbia, duam rezultat të kënaqshëm për shtrirjen e sovranitetit