Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, u ofroi ryshfet policëve në kufi

Në pikën kufitare në Bërnjak, policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull shtetas të Shqipërisë.

I njëjti raportohet se ndërsa ka kaluar kufirin i ka ofruar 50 euro ryshfet zyrtarit policer, të cilat i kishte vendosur në dokukemte.

“DHËNIE E RYSHFETIT – Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /rtklive

Read Previous

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Gjakovë – Dollc

Read Next

Sali Çekaj, Hero i Kosovës në pulla postare