Arrestohet një shtetas i Ukrainës, u ofroi 50 euro ryshfet policëve në kufi

Një shtetas i Ukrainës është arrestuar të premten në pikëkalimin në Vërmicë për dhënie të ryshfetit.

 I dyshuari, në mungesë të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve 50 euro që ta lejonin të kalonte. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Ukrainës, pasi që i njëjti në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi, pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /RTKlive

Read Previous

Bluesky ka më shumë se 24 milionë përdorues

Read Next

Anketimi: Shumica e amerikanëve dëshirojnë rolin drejtues të Shteteve të Bashkuara në skenën globale