Arrestohet një person për falsifikim të parasë, i konfiskohen 96 mijë dollarë amerikan

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar mbrëmë më 29 mars, në orët e mbrëmjes një qytetar të Maqedonisë së Veriut, me 96 mijë dollarë amerikan, që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas policisë, ky person është arrestuar në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë.

“Pas një pune operative-hetimore, rreth orës 23:00 (29.03.2024) është zhvilluar një operacion policor në Han të Elezit. Paraprakisht ishin siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D., (viti i lindjes 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut), është duke futur në Kosovë para të falsifikuara, konkretisht dollar amerikan. I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari 100 $ dollarë të falsifikuara, i shiste për 40 euro”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Gjatë realizimit të operacionit, policia thotë se ka konfiskuar: 960 copë kartëmonedha nga 100 $ në total 96,000.00 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) dollarë amerikan, një automjet i përdorur në rast nga i dyshuari dhe një telefon celular.“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është pjesë e operacionit ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL-i për luftimin e dukurisë së prodhimit dhe shpërndarjes së parave të falsifikuara. Të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarr në koordinim me prokurorin nga Prokuroria Speciale e Kosovës”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit është dërgohet në mbajtje për 48 orë. /RTK/

Read Previous

CNN: Bisedimet SHBA-Izrael për ofensivën në Rafah mund të fillojnë të hënën

Read Next

Dy gola dhe vendimtar në fitore, Edon Zhegrova lojtar i ndeshjes në derbin Lille-Lens