CNN: Bisedimet SHBA-Izrael për ofensivën në Rafah mund të fillojnë të hënën

Delegacionet nga SHBA-së dhe Izraelit mund të takohen në Uashington për të diskutuar ofensivën tokësore të planifikuar në Rafah të Rripit të Gazës të hënën, sipas CNN. Delegacioni izraelit pritej të udhëtonte në Uashington këtë javë për të diskutuar planin operacional për Rafah dhe për të shqyrtuar alternativa.

Por qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e zemëruar për abstenimin e Uashingtonit ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin në Gaza, anuloi vizitën. Takimi mund të zhvillohet të hënën, sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga CNN, pa i përmendur emrat e tyre.

Megjithatë, burimet theksuan se ende asgjë nuk është përfundimtare. Zyrtarët pranuan se koha është e ndërlikuar nga një afat i 31 marsit me të cilin përballet qeveria izraelite për të hartuar një ligj të ri që rregullon rekrutimin për hebrenjtë ultra-ortodoksë, të përjashtuar prej kohësh nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak./abcnews.al

Read Previous

Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit nga 1 prilli

Read Next

Arrestohet një person për falsifikim të parasë, i konfiskohen 96 mijë dollarë amerikan