Arrestohet një person, ofendoi dhe kanosi zyrtaren policore

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtaren policore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:04, në Suharekë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtaren policore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

Arrestohen disa të dyshuar për tentim vrasje në Gjakovë

Read Next

Lazio pret Interin sonte në “Olimpico”