Arrestohet një person në Prishtinë për sulm seksual

Një person është arrestuar në Prishtinë për sulm seksual. 

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia po e heton rastin, ndërsa nuk ka dhënë informacione të tjera rreth tij. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së./koha.net/

Read Previous

Princi Harry: Ne nuk po debatojmë më për faktet

Read Next

BE-ja thotë se Kosova duhet të dëgjoj aleatët nëse nuk dëshiron të mbetet “e vetme”