Një person dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë në Gjakovë pasi që ata i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në trafik.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Rr.Konferenca e Bunjanit, Gjakovë 15.11.2023-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtaret policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /tvsyrivision/