Arrestohet një person, iu gjetën në shtëpi 13 revole, një armë tjetër dhe 42 fishekë

Është arrestuar një person në Viti, pasi në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur 13 revole, një armë tjetër dhe 42 fishekë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 13 revole, një armë karabine dhe 42 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Stoltenberg: NATO mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë

Read Next

Enzo Maresca shpjegon se çfarë pret nga Jadon Sancho