Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale “Lëndim trupor”

Një 26-vjeçar është arrestuar dje në Kaçanik. Policia njofton se i njëjti ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim trupor” me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 120 ditëve.

“Më datën 09.10.2024 rreth orës 16:37, derisa policët e stacionit në Kaçanik ishin në pikë kontrolli të automjeteve në Kaçanik , kanë ndaluar personin A.SH (M/K), i moshës 26 vjeçar dhe gjatë kontrollimit dhe verfikimit të dokumenteve ka rezultuar si person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ‘’Lëndim trupor’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 120 ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv/

Read Previous

Dy burra rrëmbejnë një person dhe e dërgojnë në Shqipëri, por kapen nga policia

Read Next

Rekord i paprecedentë nga Brentford, skuadra angleze bën histori