Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se shtiu me armë në banesën e tij.
Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në banesën e tij kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv/