Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në veprat penale `tregti e ndaluar`

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Policia ka theksuar se personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.

Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur:

161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,

2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane,

2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan,

80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denar maqedonas,

696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),

250 kilogram fasule (pa prejardhje),

Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),

Një revole,

Një veturë dhe

Një telefon.

Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës,  me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh, njofton policia. /RTKlive

Read Previous

De la Fuente shpërthen ndaj Federatës së Spanjës

Read Next

Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëron se sulmi ndaj Iranit do të ishte “vdekjeprurës”