Një person është arrestuar nën dyshimin se ka refuzuar shoqërimin në stacion policor e më pas ka rezistuar gjatë arrestimit, duke sulmuar zyrtarin policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:15 në Kaçanik.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. Lidhur me rastin një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.