Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë dje në Gjakovë, një të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i besimit”.
I dyshuari, më 28 prill të këtij viti kishte marrë pazarin ditor në vlerë prej 1200 eurosh në pompën e derivateve EXFIS dhe nuk ishte lajmëruar më.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali