Hetuesit nga Sektori i Hetimeve të Drejtorisë së Policisë së në Prishtinë të mërkurën mbrëma kanë arrestuar një person të dyshuar për 27 vepra penale, mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj. Arrestimi i tij erdhi pas një pune disa mujore të hetuesve policor.
I dyshuari D.M, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë me aktvendim të Prokurorit të Shtetit.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari dyshohet të ketë marrë nga ankuesit një numër I madh prej tyre taksistë, shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje./rtklive