Arrestohet i dyshuari pas sulmit ndaj zyrtarit policor

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Prishtinë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të enjten, në ora 19:55.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhrat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor ku si pasojë  ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read Previous

Fitorja ndaj Italisë, De La Fuente: Jemi më të mirët në Euro 2024

Read Next

SHBA paralajmëron Hezbollahun: Nëse nis lufta, ne jemi me Izraelin