Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht gratë e tyre.
Të dyja rastet kanë ndodhur të premten, njëri në orën 14:00, e tjetri gjysmë ore pas mesnate.
Viktimat e të dy rasteve kanë pranuar tretman mjekësor, njofton policia.
I dyshuari për rastin që ka ndodhur pas mesnate është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar – rasti i tij procedohet në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv/