Arrestohen dy persona për prostitucion në Gjakovë

Policia e Kosovës, pas hetimeve ka arrestuar dy persona për marrje me prostitucion, në Gjakovë.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit, ndërsa e ditur është bërë se hetimi ka filluar më 5 mars.

“Gjakovë 05.03.2021 – 19:35. Më 15.04.2021 pas hetimeve intensive janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale marrje me prostitucion. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read Previous

Michelle Obama gruaja më me ndikim e Shekullin 21

Read Next

​OBSH: Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve nga Covid-19 në nivelin më të ulët në Evropë