Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i maskuar e nën kërcënim të armës ka hyrë në një lokal në Ferizaj për të kryer grabitje.
Sipas policisë, personi i dyshuar kishte depërtuar në vendi ku kryheshin pagesat po që nuk kishte para.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo meqë nuk kishte para, është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim të policisë.
Në konsultim me prokurorin policia ka njoftuar se është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /KosovaPress/