Rutte: Gjermania po udhëheq transformimin më të madh të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë
KF Vëllaznimi ka siguruar një përforcim të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes për sezonin 2024/25, duke arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Ardian Hoti.
Mbrojtësi vjen te skuadra gjakovare nga KF “Drenica”, ndërsa më herët ka qenë pjesë e klubeve si KF “Liria” dhe FC “Malisheva”. Me përvojën dhe cilësitë e tij në prapavijë, Hoti pritet të jetë një aset i vlefshëm për Vëllaznimin në synimin për ngjitjen në Superligë.
Ky transferim është një tjetër hap i rëndësishëm për ekipin kuqezi në përforcimin e skuadrës dhe konsolidimin e mbrojtjes. /tvsyrivision/